“Rrëzoi pretendimet kryesore të prokurorisë”/ Dëshmia e James Rubin, reagon gazetari: Më e besueshme se…

“Rrëzoi pretendimet kryesore të prokurorisë”/ Dëshmia e James Rubin, reagon gazetari: Më e besueshme se…

Ditën djeshme në Gjykatën Speciale të Hagës ka dhënë dëshminë e tij James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. I ftuar në një studio televizive gazetari nga Kosova Behxhet Begu, bëri një analizë të shkurtër të dëshmisë së djeshme të dhënë në Hagë nga James Rubin duke theksuar se deklaratat e tij do të ndryshojnë rrjedhën e gjykimit. “James Rubin është personalitet i jashtëzakonshëm ai ka qenë zv,sekretar i Madeleine Albright. Ajo e kishte ngarkuar si njeriu kryesor që do merrej me marrëveshjen e Rambujesë dhe që do të bindte delegacionin shqiptar për të pranuar marrëveshjen. Ai ka rrëzuar pretendimin kryesor të prokurorisë. Ai e përshkruajti Thaçin dhe Krasniqin si...