Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqia në alarm nga lija e dhenve
Një alarm serioz është ngritur në Greqi për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve, një sëmundje zoonotike që ka shkaktuar ngordhjen e mbi 113 mijë kafshëve vetëm në dy muajt e fundit. Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Costas Tsiaras, deklaroi se për dhjetë ditët e ardhshme do të zbatohet një plan i posaçëm, që përfshin praninë e veterinerëve të Ministrisë së Bujqësisë, Blegtorisë dhe Peshkimit në terren, si dhe dezinfektimin e rrugëve dhe kalimeve kryesore. “Kjo është një zoonozë që nuk është e lehtë për t’u përballur. Nëse nuk forcojmë masat e biosigurisë, ekziston rreziku i një karantine që do të izolojë vendin”, tha ministri Tsiaras. Sipas tij, në rast të karantinës, do të ndalohen lëvizjet e deleve dhe dhive brenda territorit...