BE-ja shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

BE-ja shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, me qëllim për ta rritur trysninë mbi Kremlinin. Masat do të përfshijnë kufizime mbi naftën ruse, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar nga Evropa të mos blejë më naftë ruse. Sanksionet për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia do t’i prekin gjithashtu më shumë banka, flotën e ashtuquajtur në hije të Kremlinit, transportin që Moska përdor për t’i shmangur sanksionet, kompani të vendeve të treta, si dhe vendosjen në listën e zezë të një numri individësh, veçanërisht atyre që konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas. Sipas analistëve dhe diplomatëve, mbetet të shihet nëse Brukseli do të arrijë...