Trump ‘shpëton’ TikTok nga ndalimi në SHBA: “Të rinjtë tanë do të jenë shumë të lumtur” / Ja çfarë përfshin marrëveshja me Kinën

Trump ‘shpëton’ TikTok nga ndalimi në SHBA: “Të rinjtë tanë do të jenë shumë të lumtur” / Ja çfarë përfshin marrëveshja me Kinën

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një “marrëveshje kornizë” lidhur me polemikat rreth platformës kineze të mediave sociale TikTok. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, pas një raundi të ri bisedimesh me zyrtarë të lartë kinezë në Madrid. “Janë dy palë private në negociatë, por kushtet tregtare janë rënë dakord,” deklaroi Bessent, duke iu referuar marrëveshjes për TikTok pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e kompanisë. Ai zhvilloi takime me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, me qëllim ngushtimin e diferencave të theksuara mbi tregtinë dhe teknologjinë, që prej kohësh kanë tensionuar raportet mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Takimet në Madrid pritet të zgjasin deri të mërkurën, pikërisht në afatin e fundit që Uashingtoni i ka vendosur TikTok...