“Lufta” për TikTok, mbyllen bisedimet Kinë-SHBA në Madrid! Trump: Kemi arritur një marrëveshje..

“Lufta” për TikTok, mbyllen bisedimet Kinë-SHBA në Madrid! Trump: Kemi arritur një marrëveshje..

Bisedimet mes delegacioneve amerikane dhe kineze në Madrid të Spanjës për çështjet tregtare, tarifat dhe veçanërisht TikTok duket se kanë shkuar shumë mirë. Këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump me një reagim të shkurtër, informojnë mediat ndërkombëtare. “Kemi arritur një marrëveshje, do të takohemi me Xi të premten”, ishte njoftimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë. Dita e dytë e negociatave në Madrid midis SHBA-së dhe Kinës duket se ka arritur dakordësinë për çështjen e rrjetit social aq shumë të përfolur dhe që ka të paktën 170 milionë përdorues në SHBA. Lajmin e konfirmon edhe “Reuters”. Moratoriumi për ndalimin e aplikacionit kinez skadonte pas dy ditësh. Por detajet e marrëveshjes nuk bëhen ende publike. Bisedimet tregtare SHBA-Kinë dhe arritjen e marrëveshjes për...