Rubio premton “mbështetje të palëkundur” për Izraelin në luftën në Gaza

Rubio premton “mbështetje të palëkundur” për Izraelin në luftën në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën gjatë një vizite në Izrael se Uashingtoni do t’i ofrojë aleatit të tij “mbështetje të palëkundur” në luftën e tij në Rripin e Gazës, si dhe kërkoi eliminimin e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Populli i Gazës meriton të ardhme më të mirë, por ajo nuk mund të fillojë pa u eliminuar Hamasi”, tha Rubio para gazetarëve, duke folur përkrah kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. “Ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe përkushtimin tonë të palëkundur për ta çuar deri në fund këtë qëllim”, shtoi ai. Netanyahu e quajti vizitën e Rubios “mesazh të qartë” se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Izraelit, duke e lavdëruar presidentin, Donald Trump,...