Kuvendi drejt riorganizimit, propozohet rritja e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11

Kuvendi drejt riorganizimit, propozohet rritja e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11

Pas 3 dekadash, me nisjen e legjislaturës së XI, struktura e komisioneve të përhershme parlamentare pritet të shkojë drejt riorganizimit. Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për shtimin e numrin e tyre në mbledhjes e Asamblesë të Partisë Socialiste, grupi parlamentar i PS ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë ndryshime në projektvendimin e rregullores së Kuvendit.Në projektvendim propozohet rritja e numrit të komisioneve të përhershme parlamentare nga 8 në 11.Në relacionin e projektvendimit theksohet se kërkesa për këtë ndryshim vjen pas një analize të funksionimit aktual të komisioneve, e cila ka evidentuar një sërë problematikash në emërtesa dhe mungesë përputhshmërie midis fushave të komisioneve dhe kapitujve të negociatave me BE-në. Këto mangësi e kanë kufizuar rolin e Kuvendit në procesin e përafrimit të BE-së dhe...