Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PS përcakton emrat, ish-ministrat marrin drejtimin e komisioneve parlamentare në Kuvend
Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare. Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë. Burimet thanë se thanë gazetares së Top Channel, Elda Menga se Damian Gjiknuri është konfirmuar sërish në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa Blendi Klosi do të drejtojë komisionin e përhershëm parlamentar të Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural. Milva Ekonomi do të marrë drejtimin e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ndërsa Bledi Çuçi– Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Ish-ministrja Anila Denaj do të drejtojë Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm,...