Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

Valët e nxehtësisë, thatësirat dhe përmbytjet që shënuan verën e vitit 2025 shkaktuan 43 miliardë euro humbje për ekonominë evropiane, sipas një studimi të botuar sot, i cili thekson se këto kosto janë vetëm fillimi. Studimi, i udhëhequr nga Sehrish Usman i Universitetit të Mannheimit (Gjermani) me dy bashkautorë nga Banka Qendrore Evropiane, mbështetet si në të dhënat meteorologjike ashtu edhe në modelet ekonomike për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga ngjarjet ekstreme të motit, të bëra më të shpeshta dhe intensive nga ndryshimet klimatike. Ai merr në konsideratë pasojat e drejtpërdrejta siç janë shkatërrimi i rrugëve, ndërtesave ose të korrave gjatë përmbytjeve, si dhe ato indirekte siç janë humbjet e prodhimit të shkaktuara nga koha që duhet për të rindërtuar një fabrikë, humbja e...