250 milionë euro, Bayern zyrtarizon marrëveshjen

250 milionë euro, Bayern zyrtarizon marrëveshjen

Bayern Munich po forcon strukturën e tij financiare përmes shtimit të një partneri të ri. Klubi bavarez ka njoftuar zyrtarisht hyrjen e “Viessmann Generations Group” – një kompani familjare me traditë dhe me seli pikërisht në Mynih – e cila do të blejë paketën e fundit të aksioneve të mbetura në “FC Bayern München AG”. Në këtë mënyrë, Viessmann bëhet aksionari i katërt minoritar i klubit, duke iu bashkuar Adidas-it, Allianz-it dhe Audi-t. Transaksioni u realizua përmes një rritjeje të kapitalit, duke i dhënë kompanisë një pjesëmarrje prej rreth 6,7%. Megjithatë, struktura drejtuese e Bayern-it mbetet e pandryshuar. Siç përcaktohet në statutin e klubit, 70% e aksioneve mbeten në duart e “FC Bayern München e.V.”, e cila ruan kontrollin mbi klubin dhe zotëron shumicën absolute....