25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

Infertiliteti po shënon rritje shqetësuese duke prekur rreth 1 në 6 çifte. Nga të dhënat zyrtare qartësohet se barra e fajit ndahet njësoj mes feramve dhe meshkujve por ajo që shqetëson më shumë është i ashtuquajturi “Infertilitet idiopatik” ose i pashpjegueshëm. Përllogaritjet tregojnë se 25% e çifteve nuk arrijnë të konceptojnë një fëmi edhe pse nuk kanë një shkak të qartë mjekësor. “Infertiliteti idiopatik ndodh kur ti bën ekzaminimet e mashkullit dhe të femrës dhe rezultojnë të dy pa problematika sugjeruese për infertilitetin. Por kjo nuk do të thotë që këta janë në rregull, sepse, në praktikën tonë të përditshme investigative dhe diagnostike në lidhje me infertilitetin, probabilisht mund të ketë probleme të cilat sot ende shkenca dhe mjekësia jonë nuk mund t’i identifikojnë, që...