Ndërprerja e përkohshme e ilaçeve të tensionit ditën e operacionit mund të jetë e dobishme për të moshuarit

Ndërprerja e përkohshme e ilaçeve të tensionit ditën e operacionit mund të jetë e dobishme për të moshuarit

Mospërdorimi i dozës së zakonshme të ilaçeve për tensionin e lartë në mëngjesin e ditës së operacionit mund të ulë rrezikun e rënies së tepërt të presionit të gjakut gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore The BMJ. Rreth një e treta e ndërhyrjeve kirurgjikale në botë kryhen te pacientë mbi 60 vjeç, shumë prej të cilëve marrin çdo ditë barna për uljen e tensionit. Megjithatë, kjo grupmoshë është më e rrezikuar nga hipotensioni gjatë operacionit, i cili mund të shkaktojë dëmtime akute të veshkave, infarkt dhe madje vdekje. Studimi përfshiu 2012 pacientë nga mosha 60 deri në 80 vjeç, të cilët do t'i nënshtroheshin operacioneve jokardiake nën anestezi të përgjithshme në pesë spitale në Kinë. Të gjithë...