Alarm për konsumuesit e pijeve energjike, studimi zbulon rrezikun 4.5 herë më të lartë për infarkt
Një studim i ri i publikuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës ka lidhur pijet energjike dhe suplementet stimuluese me probleme serioze të zemrës, përfshirë atakun në zemër dhe arrestin e papritur kardiak. Gjetjet bazohen në një analizë të më shumë se 28 000 raportimeve të paraqitura pranë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) ndërmjet viteve 2017 dhe 2025. Gjatë studimit, studiuesit shqyrtuan raportimet për probleme që lidhen me zemrën, përfshirë atakun në zemër, arrestin e papritur kardiak dhe çrregullimet e ritmit të zemrës. Ata zbuluan se të rriturit e moshës 18 deri në 34 vjeç, të cilët kishin përjetuar këto probleme, kishin më shumë gjasa të kishin konsumuar pije energjike me kafeinë ose suplemente që përmbajnë stimulues, siç janë pluhurat që përdoren para stërvitjes....
Burimi:
syri.net