Lirohet nga burgu kreu i partisë Agimi i Artë, 13 vitet e ardhshme do ti vuajë në…

Lirohet nga burgu kreu i partisë Agimi i Artë, 13 vitet e ardhshme do ti vuajë në…

Bota E Shtunë, 13 Shtator 2025 17:31 Del nga burgu Nikos Michaloliakos, kreu i partisë neonaziste greke Agimi i Artë. Ai është liruar nga burgu ndonëse ka kryer më pak se gjysmën e dënimit që i është dhënë nga gjykata. Politikani i ekstremit të djathtë u lejua nga një këshill gjyqësor të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij 13-vjeçar në arrest shtëpie. Lirimi me kusht i 67-vjeçarit pas pesë vitesh burgim ka zemëruar partitë e krahut të majtë, të cilat argumentuan se gjyqësori nuk duhej të kishte treguar mëshirë. Michaloliakos themeloi dhe kryesoi një parti e cila u zbulua se ishte një organizatë kriminale e lidhur me vrasjen e një muzikanti antifashist, si dhe me tentativën e vrasjes së peshkatarëve dhe aktivistëve egjiptianë.