Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
I dehur në timon tentoi të korruptonte policin, bie në pranga 55-vjeçari
Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 11:55 Është arrestuar një 55-vjeçar, i cili tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore pasi u kap në gjendje të dehur. Njoftimi i Policisë: Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari. Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit. Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i...