Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Peleshi nis negociatat për ndryshimin e Rregullores dhe komisionet…Java e nxehtë e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?
kuvendi i shqipërisë TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet t'i dërgojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dekretet e ministrave të rinj të cilët i shpalli më 11 shtator gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kuvendi i Shqipërisë pritet të ketë një javë instensive, të ngarkuar dhe tensionuar. Kryetari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, do të thërrasë të hënën kryetarët e grupeve parlamentare, ku do t’u kërkojë emrat për përbërjen e kryesive dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet. Ndërkohë, të martën është parashikuar një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve, gjithshtu do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, përfshirë dhe skemën e re të komisioneve parlamentare. Mësohet se gjatë seancës së paradites do të ngrihet Këshilli për...