Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Rreth 2.7 mln qytetarë me të drejtë vote, mbi 5600 kandidatë në garë, detaje nga procesi
Në Kosovë nisi këtë të shtunë zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Gjatë fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për kuvendet lokale do të shpalosin programet e tyre dhe do të tentojnë të bindin qytetarët që t’i votojnë. Në zgjedhjet e 12 tetorit, të drejtë vote për zgjedhjen e kryetarëve në 38 komuna do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, 43 mijë e 993 janë votues jashtë Kosovës. Votuesit jashtë vendit do të mund të votojnë me postë duke nisur nga 17 shtatori. Në këto zgjedhje garojnë 5.626 kandidatë dhe prej tyre 206 janë kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për vende në kuvende komunale. Kreu aktual i Prishtinës Përparim Rama nga radhët...