Nga Poli i Veriut deri në Mesdhe! NATO nis operacionin special pas futjes së dronëve rusë në Poloni

Nga Poli i Veriut deri në Mesdhe! NATO nis operacionin special pas futjes së dronëve rusë në Poloni

NATO ka njoftuar nisjen e një operacioni të ri për forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të Europës, pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë këtë javë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, tha të premten se operacioni, i quajtur “Eastern Sentry”, do të fillojë në ditët në vijim dhe do të përfshijë mjete nga Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe vende të tjera aleate. “Eastern Sentry do të shtojë fleksibilitetin dhe forcën e qëndrimit tonë dhe do të tregojë se, si aleancë mbrojtëse, jemi gjithmonë gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”, u shpreh Rutte. Sipas Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Europë, gjeneralit amerikan Alexus Grynkeëich, operacioni do të jetë “fleksibël dhe i shpejtë”, duke përfshirë kapacitete...