Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën me shumicë dërrmuese,SHBA: Manovër e gabuar! Izraeli: Turp! Shqipëria abstenoi
Shqipëria ka abstenuar në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku me shumicë dërrmuese u miratua një deklaratë e cila i hap rrugën krijimin e shtetit të Palestinës, dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, duke përjashtuar Hamasin nga pjesëmarrja politike. Deklarata 7-faqëshe është rezultat i një konference ndërkombëtare në OKB në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca, mbi konfliktin prej disa dekadash. Rezoluta mori mbështetjen e 142 vendeve, me 10 vota kundër dhe 12 abstenime. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli bojkotuan deklaratën, ndërsa Shqipëria abstenoi. Kundër: Izraeli, SHBA-ja, Tonga, Palau, Nauru, Papua Guinea e Re, Paraguai, Mikronezia, Hungaria dhe Argjentina. Abstenuan: Shqipëria, Kameruni, Republika Ceke, Kongo, Ekuadori, Etiopija, Fixhi, Guatemala, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Samoa dhe Sudani jugor. Deklarata...