Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Niko Peleshi zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit, ja sa vota “pro” dhe “kundër” mori
Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i ri i Parlamentit për legjislaturën e XI-të. Me votim të fshehur Niko Peleshi mori 84 vota “pro” dhe 3 “kundër”, ndërsa opozita ka bojkotuar procesin të cilin e quajtën si jo legjitim. Komisioni i përkohshëm që administroi procesin e votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit, u ngrit me emrat e propozuar vetëm nga PS, të cilët janë Fadil Nasufi, Saimir Asalla dhe Bledi Çomo. Gjatë komunikimit të rezultatit opozita protestonte duke përplasur tavolinat kurse në kampin socialist kishte festë të cilët iu “kundërpërgjigjën” me duartrokitje. Drejtuesi i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo seancë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, duke kraharuar Peleshin me Klodian Zoton, si dhe duke deklaruar se opozita nuk do...