Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Veteranët e UÇK-së nisen për Holandë për protestën kundër Gjykatës Speciale
Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë kanë filluar grumbullimin për t’u nisur drejt Holandës, ku më 14 shtator do të zhvillohet një protestë për të kërkuar drejtësi për ish-eprorët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.Me këngë patriotike, veshje me motive ushtarake dhe thirrje për drejtësi, ata u mblodhën në Komoran, rreth 25 kilometra larg Prishtinës. Sipas organizatorëve, shtatë autobusë po nisen nga Kosova, ndërsa shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e ndryshme të Evropës do të bashkohen në këtë tubim masiv.Protesta organizohet një ditë para nisjes së dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatë që heton krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit.Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit...