Darka e KE-së së UEFA-s në Tiranë, Rama i kërkon Aleksander Ceferin Superkupën e Europës

Darka e KE-së së UEFA-s në Tiranë, Rama i kërkon Aleksander Ceferin Superkupën e Europës

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në darkën zyrtare të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, i ka kërkuar shefit të futbollit evropian, Aleksander Ceferin, zhvillimin e një Superkupe të Evropës në Shqipëri. Federata e Futbollit organizoi mbrëmjen e kaluar (11 shtator) një darkë në “Pallatin e Brigadave” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të futbollit europian, të cilët ndodheshin në Tiranë për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, si dhe nënvizoi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe Shqipërisë. Ai theksoi edhe njëherë mesazhin e fuqishëm se futbolli dhe sporti duhet të bashkojnë njerëzit. ”Është gjithmonë kënaqësi të jem në Shqipëri. Sa herë që vij, shoh...