John Malkovich hap zemrën për lidhjen e tij të shkurtër me Michelle Pfeiffer

John Malkovich hap zemrën për lidhjen e tij të shkurtër me Michelle Pfeiffer

Aktori i njohur John Malkovich ka pranuar publikisht, pas gati katër dekadash, se ndjen ende keqardhje për romancën e shkurtër me aktoren Michelle Pfeiffer gjatë xhirimeve të filmit “Dangerous Liaisons” në vitin 1988. Në atë kohë, të dy ishin të martuar, Malkovich me aktoren Glenne Headly dhe Pfeiffer me aktorin Peter Horton dhe lidhja e tyre e shkurtër në prapaskenë ndikoi drejtpërdrejt në marrëdhëniet e tyre familjare, edhe pse romanca nuk zgjati. Në një intervistë për ‘podcast’-in “Fashion Neurosis”, 71-vjeçari tha se kjo periudhë ka qenë një nga përvojat që e kanë ndjekur gjatë gjithë jetës. Ai pranoi se duke hyrë në një marrëdhënie intime me Pfeiffer, kishte “sabotuar” raportin profesional me të, ndonëse e vlerësonte shumë si kolege për ndershmërinë, humorin dhe talentin e...