Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump jep detaje për vrasësin e Kirk: Është 28-29 vjeç, i ati ndihmoi në kapjen e të birit
Donald Trump ka dhënë detaje të reja për të dyshuarin në vrasjen e Charlie Kirk, gjatë një interviste për Fox News. Sipas presidentit amerikan, i dyshuari është “28 ose 29 vjeç”, ndërsa më herët autoritetet kishin deklaruar se i dyshuari ishte në “moshë universitare (student)”. Trump tha se dorëzimi i të dyshuarit në polici erdhi pas ndërhyrjes së babait të tij, i cili, sipas tij, u ndikua nga një “person besimtar, një pastor”, që e njihte të dyshuarin. “Babai e bindi të birin. I dyshuari është në paraburgim tani,” tha Trump. Sipas tij, babai shkoi më parë te një marshall amerikan, për të cilin Trump u shpreh se “ishte fantastik”. Më pas, ai ndihmoi në procesin e dorëzimit. I pyetur për më shumë detaje, Trump...