Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Festivali Evropian i Këngës – Holanda kërcënon të tërhiqet nga edicioni i 2026-ës nëse merr pjesë Izraeli
Holanda iu bashkua të premten listës në rritje të vendeve evropiane që kërcënojnë të tërhiqen nga festivali evropian i këngës Eurovision që mbahet vitin e ardhshëm në Vjenë të Austrisë. Transmetuesi publik holandez Avotros u shpreh në një deklaratë se “për shkak të vuajtjeve të rënda njerëzore që vijojnë në rripin e gazës, do të tërhiqet nga festivali nëse Izraeli merr pjesë në të”. Avotros bëri me dije se së fundmi kishte mbajtur bisedime me Unionin Evropian të Transmetimit rreth pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e 2026-ës dhe ndër të tjera kishte shprehur shqetësimin edhe për minimin e rëndë të lirisë së shtypit, duke iu referuar, ndërhyrjes së qeverisë izraelite në edicionin e këtij viti çka e cilësoi si përdorim të eventit muzikor si mjet...