Donald Trump: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje

Donald Trump: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje

Donald Trump tha të premten se i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje. “Unë besoj me siguri të madhe se e kemi në paraburgim”, tha Trump gjatë një interviste në Fox News. Trump tha se dikush “shumë afër tij ia dorëzoi atë policisë” dhe se lajmi do të shpallet më vonë të premten. BREAKING: Trump says Charlie Kirk shooting suspect is in custody.pic.twitter.com/Zgzc3u3dRV — Clash Report (@clashreport) September 12, 2025 Trump nuk zbuloi identitetin e autorit të dyshuar, por tha se shpreson që vrasësi i Kirk të dënohet me vdekje. Duke folur në Fox & Friends, Trump u shpreh: “Kirk ishte personi më i mirë dhe nuk e meritonte këtë.”