‘Mendoj se e kemi kapur’/ Trump njofton arrestimin e vrasësit të dyshuar të konservatorit Charlie Kirk

‘Mendoj se e kemi kapur’/ Trump njofton arrestimin e vrasësit të dyshuar të konservatorit Charlie Kirk

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se autoritetet kanë gjetur vrasësin e Charlie Kirk, duke i thënë Fox Neës se: "Me një shkallë të lartë sigurie, e kemi në paraburgim". Trump la të kuptohej se dikush shumë pranë autorit të dyshuar e dorëzoi atë. "Dikush shumë afër tij e dorëzoi" – ndërsa e pret që zyrtarët të japin një përditësim më vonë sot. Komentet e Trump erdhën pasi një video e re që tregon të dyshuarin, duke ikur nga vendngjarja pasi u publikua nga zyrtarët e FBI-së dhe Utah-ut. Policia publikoi gjithashtu imazhe të veshur me një bluzë të zezë me një flamur amerikan dhe këpucë Converse.