U shpall në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

U shpall në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

Një 44-vjeçar i identifikuar si Urim Kuka është arrestur nga Policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim  dhe ishte dënuar  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit: U. K., 44 vjeç, banues në Elbasan. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me...