Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tentuan të vrasin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq Klenis Kazazajn dhe Enea Nebiu
FOTO ILUSTRUESE FIER-Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Klenis Kazazajn pasi tentoi të vrasë me armë zjarri Orges Buzin pas një konflikti banal. Kazazaj, më 30 Korrik 2023, në lagjen “Sheq i madh”, Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Orges Buzi, 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur. Nga hetimet u provua se në orët e para të mëngjesit të 30 korrikut, Buzi (viktima) i cili ndodhej në shoqërinë e disa personave është konfliktuar me Kazazajn dhe shokun e tij, teksa këta të fundit i kanë shkuar me një 'Audi A8' me ngjyrë të zezë. Konflikti verbal nuk është mbyllur me aq dhe rreth një orë me vonë në 05:30,...