Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PARLAMENTI i ri! Sot betohen 140 deputetë, Peleshi në krye të Kuvendit, Berisha refuzon të hapë seancën
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sot mbahet seanca e parë plenare në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Kuvendi fillon në orën 10:00, ku takimi i parë do të jetë thjesht konstituive, pa debat dhe pa agjendë. Deputetët socialistë bashkë me ata të opozitës do t’i drejtohen Parlamentit për t’u betuar. Seanca drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që i takon kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, që është 81 vjeç. Por, Berisha ka vendosur të refuzojë privilegjin që ia njeh rregullorja e Kuvendit. Seanca pritet të hapet nga Vasil Llajo i PS-së, pasi Tritan Shehu të cilit i takonte pas Berishës e ka refuzuar. Më i vjetri që do të hapë edhe seancën, do të shqyrtojë dosjet e deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,...