Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Media greke, jehonë deputetes së Lapajt: Do të jetë zëri i helenizmit në Parlamentin shqiptar
Që nga nesër (sot), helenizmi i Shqipërisë fiton një përfaqësim të ri dhe të veçantë në Parlamentin e vendit. Kështu shkruan blogu grek “Αγναντεύοντας….Απέναντι” duke shtuar se deputetja Anna Partali–Dajko, me origjinë nga Simatati i Leshnicës së Poshtme, do të ulet në karriget parlamentare, duke përfaqësuar nismën “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt. Ky zhvillim, shton blogu, shënon një moment historik për Leshnicën, pasi pikërisht një shekull pas zgjedhjes së Nikola Ev. Lezos në vitin 1925, një tjetër bashkëvendës merr rol në skenën më të lartë politike të vendit. Vijimi i artikullit: Prania e Partali–Daikos ka simbolikë të veçantë, sepse ajo nuk vjen nga nomenklatura tradicionale partiake që formësoi politikën pas rënies së regjimit të Hoxhës. Përkundrazi, ajo vjen nga një familje që përjetoi përndjekjet dhe...