Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kryengritja në Serbi ekspozon Vuçiçin: Gjermania dhe ekspertët ndërkombëtarë e shohin si pjesë të problemit
Kryengritja e dhjetëmujore në Serbi, e shoqëruar me dhunë policore dhe represion ndaj qytetarëve, po trondit opinionin ndërkombëtar. Shoqata Gjermane e Politikës së Jashtme në Berlin organizoi një panel me ekspertë gjermanë dhe serbë, duke theksuar se kriza në Beograd është një provë serioze për politikën e zgjerimit të BE-së. Gazetari i Deutsche Welle, Srećko Matić, raportoi se edhe pse ishin ftuar, përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane (PPE) nuk morën pjesë. Ai theksoi se CDU dhe vetë PPE mund të jenë duke rishikuar qëndrimin ndaj partisë së Vuçiçit, SNS, për shkak të revoltës dhe dhunës shtetërore në Serbi. Panelistët, mes tyre Manuel Saracin nga të Gjelbrit dhe ekspertë të tjerë të njohur, deklaruan hapur se Aleksandar Vuçiç është pjesë e problemit dhe se qeveria federale...