Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin Log. në News24 komentoi idenë e kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj, që opozita të ketë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës. Vangjeli u shpreh se opozita vuan shumë nga egoizmi, prandaj e sheh të vështirë që të ketë një kandidat që përbashkon. Ai shtoi se edhe lideri i PD Sali Berisha vuan nga egoja. Lorenc Vangjeli: Opozita vuan nga egoizmi i brendshëm. Nuk e di nëse opozita mund të ketë një kandidat për Bashkinë e Tiranës, sepse nuk e di sesi të gjitha palët mund të bëjnë kohezion. Mendoj që Sali Berisha ka një ego të madhe, mund të thotë që shumë ‘mirë e ke Agron, por do e bëjmë ndryshe’.