Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Ceferin, Duka dhe anëtarët e KE të UEFA-s, takohen me kreun e qeverisë Rama
Pas zhvillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme mbi çështje të së ardhmes së futbollit europian, Presidenti Čeferin , Presidenti Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, zhvilluan një vizitë në selinë e qeverisë ku u takuan me Kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend. Presidenti Čeferin vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe institucioneve shqiptare në organizimin e këtij eventi kaq historik për vendin tonë. Vazhdo leximin