Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Alarm për bombë në selinë e demokratëve në Uashington
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara u vunë në alarm, pas një kërcënimi për bombë që u raportua në selinë qendrore të Partisë Demokratike (DNC) në Uashington D.C. Sipas Sky News, forcat policore zhvilluan kontrolle të imtësishme në ambientet e ndërtesës, por nuk u gjetën materiale shpërthyese. Menjëherë pas njoftimit për kërcënimin, një përfaqësues i Partisë Demokratike deklaroi se, sipas Policisë së Kapitolit, kërcënimi u vlerësua si i pabesueshëm. “Për shkak të kujdesit të shtuar, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës”, deklaroi Ken Martin, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC). Ai shtoi gjithashtu: “Dhuna politike, në çfarëdo forme, nuk ka vend në vendin tonë. Jemi mirënjohës për reagimin e menjëhershëm dhe profesional të Policisë së Kapitolit dhe forcave të sigurisë së...