Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Vasili: RTSH është në situatë katastrofike! Rrezikojmë të mos shkojmë në Eurovision
Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”. Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”. “Falënderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po...