Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë, merren vendime të rëndësishme

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë, merren vendime të rëndësishme

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian. Nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit si vendin pritës të finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2027. Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Ligës së Kampioneve për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA/s do të luhet në Salzburg. Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do...