Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Kuvendi me 101 deputetë”, Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese: Do të sillte impakt pozitiv
Kryeministri i vendit, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë Asamblesë së kësaj force politike tha se nevojitet një reflektim i thellë institucional mbi funksionimin e Kuvendit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor e administrativ të vendit. Ai hodhi idenë e një reforme të re kushtetuese që do të reduktonte numrin e deputetëve në Kuvend, nga 140 në 101. Kuvendi, si institucioni më i lartë përfaqësues, duhet të ketë jo vetëm autoritetin për të miratuar ligje për të gjithë, por edhe bazën ligjore dhe organizative për të funksionuar si një institucion i pavarur, modern dhe i denjë për një shtet europian. Rama: Elisa, Niko, Taulanti bashkë me Majlindën, Adean kishin detyrën e hartimit të një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare, në funksion të...