Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lejoi kalimin e dy personave nën hetim, ndalohet inspektori i policisë në Qafë Botë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar inspektorin e policisë me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Qafë Botë”, për shpërdorim detyre. Sipas Policisë inspektori Klemend Çani, ka lejuar dy vite më parë kalimin e dy personave; Tagio Hoxha dhe Rexhino Hoxha, ndaj të cilëve prokuroria kishte urdhëruar ndalimin si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. C., me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë”, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Ndalimi...