Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin: Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur botën
Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 09:22 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit vjetor “Gjendja e Bashkimit Evropian” që mbajti para Parlamentit Evropian në Strasburg pezullimin e mbështetjes financiare për Izraelin dhe sanksionimin e ministrave “ekstremistë” izraelitë dhe të kolonëve të dhunshëm. “Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur ndërgjegjen e botës. Njerëz të vrarë ndërsa lypin ushqim. Nëna që mbajnë në krahë foshnje të pajetë. Këto pamje janë vërtet katastrofike.” – tha von der Leyen, duke shtuar “Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë për Izraelin.” Sa u përket sanksioneve ndaj anëtarë të qeverisë izraelite, fjala është ndër të tjerë për ministrin e Financave, Bezalel Smotrih dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, të cilët janë vetë kolonë në...