Administrata Publike “fryhet” me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë

Administrata Publike “fryhet” me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë

Administrata publike po fryhet në numër punonjësesh vit pas viti, teksa po zhvendoset drejt pozicioneve më të larta në hierarki.Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 2019–2024 numri total i të punësuarve në shtet është rritur me rreth 10 mijë persona. Nga 172,745 të punësuar në vitin 2019, administrata shkoi në 182,430 persona në vitin 2024. Zgjerimi nuk ka ndodhur në mënyrë të barabartë në të gjitha kategoritë.Më të favorizuarit kanë qenë ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtuesit ë lartë, të cilët janë shtuar me mbi 6,600 vetë,  me rritje me gati 47% brenda pesë vitesh. Pesha e drejtuesve në administratë është zgjeruar dukshëm në totalin e të punësuarve në këtë sektor me 11.2% më 2024 nga 8% në 2023. Punësimi shtesë në shtet tregon rritjen...