Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E rëndë në Durrës/ 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, një i mitur ka humbur jetën teksa po lahej në det. Viktima është identifikuar si E. V., 16 vjeç, banues në të njëjtën lagje. Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.