Kapen në Qafë-Thanë e Kapshticë dy persona të shpallur në kërkim, ja akuzat mbi ta

Kapen në Qafë-Thanë e Kapshticë dy persona të shpallur në kërkim, ja akuzat mbi ta

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Korçës kanë kapur në Qafë Thanë e Kapshticë  dy persona në kërkim, ndërsa është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë me vulë false në Plasë. Në Qafë Thanë u kap në hyrje të RSh-së, shtetasi F. A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi nga verifikimet rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbanden/Gjermani, për veprën penale “Mashtrimi”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani, njofton policia. Në Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kap shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Selenicë e Pishës, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja...