Mesazhi i fundit i Ilaria Sulës: Do jap paratë, i zgjidhim problemet! Prindërit: Autori të kalbet në burg

Mesazhi i fundit i Ilaria Sulës: Do jap paratë, i zgjidhim problemet! Prindërit: Autori të kalbet në burg

Gëzime, Flamur dhe Ilaria Sula ITALI-Flamur, Gëzime dhe Leon Sula, prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane lidhur me ngjarjen tragjike. “Ai duhet të kalbet në burg përjetë”, kanë thënë prindërit e 22-vjeçares së ndjerë. “Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri. Jeta jonë, zemra jonë, engjëlli ynë. Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë. Ajo studionte për Statistikat Financiare, do diplomoje në tetor”, tha babai i saj. Nëna e saj, Gëzimja, ka treguar se...