Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Gati për edicionin e 13-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë
Edicioni i 13-të i eventit më të madh të arkitekturës në vendin tonë fillon më 15 shtator. Sikurse në edicionet e kaluara edhe ky edicion do të përmbajë një program të pasur me aktivitete të shumta. Sivjet do mbahen dy punëtori me fokus në arkitekturën e peisazhit, punëtoria e parë do të udhëhiqet nga: Jean Francois Gauthier, Sylva Atelier, arkitekt i peisazhit nga Brukseli dhe Roterdami. Kurse punëtoria e dytë do të udhëhiqet nga Dea Buza, Apparat Studio, arkitekte dhe urbaniste nga Prishtina dhe Tirana. Këto punëtori do mbahen në hapësirat e ICK Kosovës dhe Fondacionit 17. Sivjet do të organizohen 3 turne, 2 në Prishtinë “Prishtina Alternative” dhe “Prishtina Moderne”, kurse turneu i tretë do vizitoj objektet moderne të Shkupit. Ngjarja kryesore në festival...