Europa përparon ngadalë me planin e Draghit, ndërsa rivalët globalë marrin hov

Europa përparon ngadalë me planin e Draghit, ndërsa rivalët globalë marrin hov

Një vit pas raportit të ish-kryeministrit italian mbi konkurrueshmërinë, BE ka zbatuar vetëm 11% të ideve të tijBashkimi Europian ka vënë në jetë vetëm një pjesë të vogël të propozimeve të bëra nga ish-kryeministri italian Mario Draghi për ringjalljen e ekonomisë së bllokut, ndërsa ndodhet në një garë të vështirë me rivalët globalë si Kina dhe SHBA-ja.Në shtator 2024, Draghi paraqiti 383 rekomandime duke paralajmëruar se Europa përballej me një “sfidë ekzistenciale” dhe se “nuk do të ishte në gjendje të bëhej lidere në teknologjitë e reja, një pikë referimi për klimën dhe një aktor i pavarur në skenën botërore” nëse nuk rritej produktiviteti.Por një vit më vonë, pavarësisht zotimeve të Komisionit Europian për të lëvizur shpejt, vetëm 11.2% e ideve të Draghit janë zbatuar,...