Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dronët e Moskës hyjnë në Poloni, Von der Leyen: Shkelje e pashembullt e hapësirës ajrore!
Bota E Mërkurë, 10 Shtator 2025 10:22 Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, i ka dënuar veprimet e Rusisë si një “shkelje të pamatur dhe të pashembullt” të hapësirës ajrore të Polonisë. Ajo deklaroi se më shumë se 10 dronë rusë Shahed hynë në Poloni. Dronët rusë u zbuluan nga forcat polake mbrëmjen e kaluar dhe u goditën nga trupat e saj ajrore në bashkëpunim me ato të NATO-s. Në fjalimin e saj, Von der Leyen u shpreh: “Evropa qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë. Mesazhi është i qartë dhe përgjigjja jonë duhet të jetë po aq e qartë. Na duhet më shumë presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave. Na duhen më shumë sanksione. Po punojmë në paketën e...