Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Avionë luftarakë të fshehtë dhe bomba rrëshqitëse, si e depërtoi IDF-ja mbrojtjen ajrore të Katarit
Ajo që ndodhi në Katar ishte një operacion që kalon edhe një kufi tjetër në luftën e pafundme që Izraeli po zhvillon kundër armiqve të tij dhe jo vetëm për rekordin e distancës nga bazat. Për herë të parë është sulmuar një vend që nuk është armiqësor dhe që është aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara. Dhe për herë të parë sfida u zhvillua në një shtet të vogël, me mbrojtje ajrore të fuqishme dhe moderne, me dhjetëra avionë luftarakë Eurofighter dhe Rafale. “Samiti i zjarrit” ishte një mision i planifikuar prej kohësh. Ai u aktivizua kur “ndjekësit” e shërbimit sekret izraelit Shin Bet morën konfirmimin se udhëheqësit e Hamasit në mërgim po mblidheshin në të njëjtin vend. Agjentët izraelitë arritën të depërtojnë në komunikimet e mbrojtura...