Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykata vendos kundër Trumpit, rikthen Guvernatoren e FED-it
Presidenti amerikan Donald Trump nuk mund ta shkarkojë për momentin guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook. Kështu ka vendosur gjykata të martën vonë sipas “Financial Times”, duke shënuar kështu një fitore të madhe për guvernatoren Cook e cila po përballet me presidentin për përpjekjet për ta larguar nga banka qendrore. “Cook ka treguar me prova të forta se shkarkimi i saj i pretenduar është bërë në kundërshtim me Ligjin e Rezervës Federale,” shkroi gjykatësja Jia Cobb në vendimin e saj. Ky ligj lejon që një president të shkarkojë një guvernator të Fed-it vetëm “për shkak të…” (dmth. me arsye të justifikuar). Vendimi e lejon guvernatoren Cook të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të komitetit që vendos për normat e interesit, javën që vjen, kur pritet që...