Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Izraeli sulmoi edhe Katarin, si kaloi papritmas nga negociatat në bombardim
Në njërën anë shfaqet ai, Benjamin Netanyahu, në këmbë dhe me kravatë, brenda sallës së komandës në Tel Aviv: në xhaketë ka një simbol të verdhë për pengjet, vështrimin të përqendruar mbi hartë, pas tij ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe krerët e shërbimeve sekrete. Në anën tjetër, në Doha, gjashtë burra të ulur, me këmisha të hapura në qafë, në një sallë të dekoruar me trëndafila dhe shishe uji, pranë një pikture të madhe abstrakte dhe shumëngjyrëshe, të pavetëdijshëm se ajo që po zhvillohej do të kthehej në një “Samit Zjarri“. Këto janë fotot e fundit para ferrit. Takimi ishte thirrur për të diskutuar një armëpushim në Gaza dhe një tjetër propozim amerikan. Por, pikërisht në këtë moment, kryeministri izraelit Netanyahu vendos të shkatërrojë...